Kirby: Inteligjenca amerikane nuk ishte në dijeni të planit të Hamasit për sulmin e 7 tetorit

schedule17:39 - 3 Dhjetor, 2023

schedule 17:39 - 3 Dhjetor, 2023

Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare në SHBA, John Kirby këmbëngul se inteligjenca amerikane nuk ishte në dijeni të ndonjë plani sekret dhe të avancuar të Hamasit për sulmin e tij të 7 tetorit ndaj Izraelit.

New York Times raportoi javën e kaluar se autoritetet izraelite morën një dokument të tillë një vit përpara se të ndodhte sulmi.

“Komuniteti ynë i inteligjencës po shqyrton këtë”, tha Kirby, ndërsa shtoi: “Nuk kishte indikacione që ne, komuniteti i inteligjencës së Shteteve të Bashkuara, të kishim ndonjë njohuri për atë dokument paraprakisht “.

Ndërkaq, Izraeli ka tërhequr ekipin e tij të negociatorëve nga Katari pasi pretendon se Hamasi nuk ka përmbushur marrëveshjen për lirimin e pengjeve, sipas një deklarate të lëshuar nga zyra e kryeministrit Benjamin Netanyahu.

“Organizata terroriste Hamas nuk përmbushi pjesën e saj në marrëveshje, e cila përfshinte kthimin e të gjitha grave dhe fëmijëve të mbajtur peng, në përputhje me një listë dërguar Hamasit dhe të miratuar prej tyre”, thuhet në deklaratë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!