Kinezët shfaqin interes për investime në Kukës

schedule12:51 - 2 Tetor, 2018

schedule 12:51 - 2 Tetor, 2018

Kukësi po shikohet si mundësi e mirë për investitorët kinezë. Pasuritë e shumta mbi e nëntokësore janë të mjaftueshme për nisjen e një bashkëpunimi afatgjatë për investime që do të zhvillojnë në këtë zone, tha ambasadorja e Republikës së Kines Jiang Yu, gjatë vizitës së saj në Kukës. Në takimin me kryetarin e bashkisë Bashkim Shehu, ambasadorja shprehu gadishmerinë për nisjen e këtij bashkëpunimi i cili synon që të nxisë ekonominë në fushën e bujqësisë, bimët medicinale, mineraleve, hidrocentraleve por edhe aeroportit të Kukësit. Kryetari i Bashkisë, Bashkim Shehu, duke e cilësuar vizitën si një shenjë e mirë për Kukësin tha se do të jetë shumë bashkëpunues e duke ftuar çdo investitor./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!