Kinë, një grua plagos me thikë 14 fëmijë në një kopësht

schedule15:44 - 26 Tetor, 2018

schedule 15:44 - 26 Tetor, 2018

Të paktën 14 fëmijë mbetën të plagosur në një sulm me thikë në një kopësht në jug të Kinës. Policia bëri me dije se një grua 39-vjeçare, e cila mbante një thikë në dorë, hyri në objektin shkollor ndërsa fëmijët po luanin në parkun e kopështit. Motivi i sulmit është i paqartë. Por disa media raportojnë se ajo ishte e zemëruar ndaj qeverisë. Autorja e cila është identifikuar vetëm me mbiemrin “Liu” është arrestuar në vendngjarje nga policia. Krimet e dhunshme janë shumë të ralla në Kinë, por kohëve të fundit është përballur me sulme të ndryshme me thikë në shkolla dhe kopështe fëmijësh. Këto sulme janë kryer zakonisht nga persona që kërkonin hakmarrje ndaj qeverisë apo që kishin probleme mendore. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!