Kinë, mbi 1 miliard doza të administruara kundër Covid-19

schedule08:48 - 21 Qershor, 2021

schedule 08:48 - 21 Qershor, 2021

Kina ka administruar më shumë se 1 miliardë doza vaksinash anti-Covid, 40% e 2.5 miliardë dozave të administruara globalisht. Rreth 100 milion doza janë administruar në pesë ditë, sipas medias shtetërore Xinhua.

Kina vaksinoi 1 milion persona në 27 Mars – dy javë më vonë se SHBA-ja. Por ritmi u rrit ndjeshëm në maj, me më shumë se 500 milion doza muajin e kaluar, sipas të dhënave nga NHC.

“Kinës iu deshën 25 ditë për të vaksinuar 200 milion persona, 16 ditë për të vaksinuar edhe 100 milion të tjerë, duke çuar numrin në 300 milion dhe gjashtë ditë për të vaksinuar 100 milion duke rritur numrin në 900 milion,” raportoi Xinhua.

Pekini ka arritur të mbajë nën kontroll me sukses virusin, por disa shpërthime lokale, përfshirë krahinat veriore Anhui dhe Liaoning dhe Guangdong në jug, kanë rritur frikën e shpërthimit.

Kina gjithashtu ka filluar të vaksinojë njerëzit nën moshën 18 vjeç, me Sinopharm dhe Sinovac. Pekini synon të vaksinojë të paktën 70% të popullsisë deri në fund të vitit./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!