Autoritetet kineze thanë të premten se fatkeqësitë natyrore kanë shkaktuar 147 të vdekur ose të zhdukur në korrik, i cili u godit nga shirat e dendur në rajonin e kryeqytetit Pekin.
“147 persona kanë humbur jetën ose janë të zhdukur për shkak të fatkeqësive”, tha Ministria e Menaxhimit të Fatkeqësive, ndërsa sipas të njëjtit burim 703,000 persona u evakuuan, mbi 2300 shtëpi u shkatërruan dhe humbjet ekonomike vlerësohen në kanë arritur në 15.8 miliardë juanë (2.2 miliardë euro).
Miliona njerëz janë prekur javët e fundit ndërkombëtarisht nga ngjarjet ekstreme të motit ose valët e të nxehtit. Ngjarjet që sipas shkencëtarëve po përkeqësohen nga ndryshimet klimatike.
/abcnews.al