Zyrtari më i lartë i punëve të jashtme të Kinës ka akuzuar SHBA- në se po përpiqet të shtypë Kinën dhe është zotuar të thellojë marrëdhëniet me Rusinë, ndërsa Pekini vazhdon të pohojë rëndësinë e atij që e quan një rend botëror “multipolar”.
Ministri i Jashtëm Wang Yi akuzoi SHBA-në për vendosjen e sanksioneve ndaj kompanive kineze, duke iu referuar kundërshtimit të Pekinit ndaj “unilateralizmit dhe proteksionizmit”, ankesa që janë bërë fjalë kryesore në deklaratat zyrtare të Kinës së fundmi.
Duke folur të enjten, Wang tha se marrëdhëniet midis Kinës dhe SHBA-së ishin “kritike”, por se ishte marrëdhënia me Rusinë që do të thellohej dhe forcohej në muajt e ardhshëm.
Ëang vlerësoi “udhëzimet strategjike” të presidentit të Kinës Xi Jinping dhe atij rus Vladimir Putin për forcimin e marrëdhënieve deri në pikën që tregtia dypalëshe arriti një rekord prej 240 miliardë dollarësh vitin e kaluar.
Wang vuri në dukje se gazi natyror rus po ushqente familjet kineze, ndërsa makinat kineze po lëviznin në rrugët ruse.
/abcnews.al