Presidenti i Kinës ka deklaruar sot se duhet bërë çdo përpjekje për të parandaluar që lufta në Ukrainë të kthehet në atë që ai e cilësoi “situatë të pamenaxhueshme”. Nuk duhet lejuar që konflikti të zgjerohet apo të intensifikohet më tej, citohet të ketë thënë Xi Jinping nga media shtetërore.
Lideri kinez i bëri deklaratat ndërsa fliste në një video-konferencë me homologun e tij gjerman, kancelarin Olaf Scholz.
Kujtojmë se Kina është përpjekur të shfaqet neutrale në qëndrimin e mbajtur rreth konfliktit deri më tani. Vendi ka bërë thirrje për zgjidhje paqësore të situatës duke refuzuar të kritikojë aleatin e saj Rusinë për pushtimin. /abcnews.al/