Vijon të përshkallëzohet lufta tregtare mes Pekinit dhe Uashingtonit. Në të njëjtën kohë Kina dhe SHBA kanë vendosur tarifa për 25% të mallrave të importuara mes dy vendeve.
Kina ka vendosur tarifa për 25% të mallrave të importuara nga Shtetet e Bashkuara me vlerë 16 miliardë dollar. NJoftimi erdhi në të njëjtën kohë me vendosjen e detyrimeve për të njëjtën sasi të importeve kineze nga ana e Shteteve të Bashkuara. Kjo u bë e ditur nga Ministria e Tregtisë në Pekin me një deklaratë të shkurtër. Lista kineze përfshin 333 kategori të produkteve, duke filluar nga qymyri në pajisjet shëndetësore dhe gjithashtu përfshijnë lëndët djegëse dhe disa produkte çeliku. Ndërsa Dogana Amerikane dhe Agjencia për Mbrojtjen Kufitare tregoi se tarifat e reja prekin 279 produkte të importeve kineze.
Kina, shpjegon ministria e vendit komunist, “i kundërvihet fort” kësaj mase “dhe duhet të vazhdojë në kundërsulmet e nevojshme”. Në të njëjtën kohë, “për të mbrojtur tregtinë e lirë dhe sistemin shumëpalësh dhe të drejtat dhe interesat e tij legjitime”, theksohet në shënimin “Kina do të protestojë kundër kësaj mase në kontekstin e mekanizmit të zgjidhjes së mosmarrëveshjeve të Organizatës Botërore të Tregtisë”. Me raundin e fundit të tarifave, Kina dhe Shtetet e Bashkuara kanë vendosur detyrime mbi pesëdhjetë miliardë importime reciproke: më 6 korrik, Uashingtoni dhe Pekini kanë njoftuan në të njëjtën kohë tarifat në 25% për 34 miliardë dollarë të mallrave të importuara, në një masë e cila shihet përgjithësisht si fillimi i përplasjes në tregtinë ndërmjet dy ekonomive të para të planetit, me rrezikun e pasojave në ekonominë globale.
Muajin e kaluar, presidenti amerikan Donald Trump paralajmëroi vendosjen e tarifave për të gjitha mallrat e importuara nga Kina, për një vlerë mbi 500 miliardë dollarë, sipas të dhënave të fundit të 2017-s. Ndërkohë, masat e reja ndëshkuese hynë në fuqi ndërsa Pekini dhe Uashingtoni po bisedojnë për të shmangur përshkallëzimin e përplasjes tregtare. Megjithatë Trump ka ulur pritshmëritë e tij për rezultatin e këtyre negociatave./abcnews.al