Kina ka vendosur të vendosë sanksione ndaj 13 kompanive ushtarake amerikane dhe drejtuesve të tyre, të cilat do të hyjnë në fuqi këtë të enjte, njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme kineze.
Sanksionet ndaj firmave ushtarake amerikane u vendosën në përgjigje të shitjeve të armëve amerikane në Tajvan, për të cilat Pekini tha se minonte sovranitetin dhe integritetin territorial të Kinës, sipas një deklarate, shkruan Reuters.
Ndër kompanitë që janë në shënjestër të sanksioneve janë “Teledine Brown Engineering Inc”, “BRINC Drones Inc” dhe “Shield AI Inc”, thuhet në deklaratën e Ministrisë kineze.
Deklarata thekson se çështja e Tajvanit është “në thelb të interesave të Kinës” dhe se është “një vijë e kuqe që nuk mund të kalohet në marrëdhëniet e Kinës me Shtetet e Bashkuara”./abcnews.al