Kina tregon forcën, SHBA në alarm/ Ekspertët: Çfarë mund të ndodhë në Detin e Kinës Jugore

schedule21:40 - 8 Prill, 2024

schedule 21:40 - 8 Prill, 2024

KINË- Ushtria e Kinës të shtunën që shkoi se ka kryer patrullime ajrore e detare dhe se të gjitha veprimet “të cilat pengojnë Detin e Kinës Jugore” janë nën kontroll. Duket se kjo është një përgjigje e Kinës ndaj stërvitjeve detare të Shteteve të Bashkuara me aleatët.

Kjo temë u diskutua në panelin e studios së “360 Gradë” në Abc News. Kapiteni Artur Meçollari, u shpreh se Kina është duke vepruar me agresivitet, por aktet e saj nuk kanë legjitimitet në pjesën jugore të saj.

“Kina është duke vepruar me agresivitet, por nuk është duke vepruar me legjitimitet”, tha ai.

Koloneli Çlirim Toçi u shpreh se Kina pretendon se ka të drejtën historike të Detit të Kinës Jugore.

“Po ta shohësh nga ky rajon nga unë veproj dhe punojë, Kina shikohet si sfidë për të tre vendete  Baltikut. Kina është e interesuar të lëvizë veritikalisht dhe një konkurrent i Kinës, që ju nuk e përmendet është India. Kina pretendon që ka të drejtën historike në detin e Kinës jugore”, tha ai.

Ekspert i marrëdhënieve ndërkombëtare, Adrian Shtuni, u shpreh se kjo zonë është e pasur me burime natyrore dhe për rrjedhojë pretendimet mbi atë hapësirë janë të forta mes palëve.

“Kjo zonë është e pasur me burime natyrore. Kina kërkon të krijojë një zonë, në mënyrë që kundërshtarët sa më larg. Janë tre vendet e Baltikut që e mbështesin kauzën e Ukrainës. Rreziku është real, çdo gjë mund të dalë jashtë kontrollit, sidomos kur ke rivalë që lundrojnë afër njëri-tjetrit. Ke dhe sfida jo vetëm me Kinën, me Filipinet, Vietnamin, Japoninë dhe disa ishuj që po ngarkohen me mjete ushtarake. Kina pretendon për më shumë se 90 %  të Detit në Kinën Jugore”, shtoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!