Kina teston me sukses vaksinën e COVID-19, gazetari shpjegon në “ABC News” ecurinë e testimeve

schedule09:48 - 8 Maj, 2020

schedule 09:48 - 8 Maj, 2020

Gazetari Edison Myrteza, në një intervistë në “ABC e Mëngjesit” ka folur për testimin që po realizohet nga Kina për vaksinën e COVID-19.

Myrteza tha për gazetarin Enkel Demi se ka disa ditë që vaksina është bërë gati, është prodhuar, dhe tashmë po bëhet testimi klinik. “Nga informacionet zyrtare duket se kanë testuar vaksinën me majmunë dhe kjo përzgjedhje nuk është sqaruar”, u shpreh ai.

“Majmuni ku është infektuar vaksina e koronavirusit duket se ka qenë në gjendje shumë të mirë shëndetësore, pra  se antitrupat e prodhuar nga vaksina kanë vrarë trupat e virusit. Ky është testimi i parë , pasi testimi klinik zgjat shumë muaj. Duke qenë se trupa të ndryshëm kanë imunitet të ndryshëm. Por theksoj se është shumë e vështirë për të gjetur persona që në mënyrë vullnetare të kërkojë që të infektohen me virusin edhe pse është në stadin e infektimit. Por dy prej shkencëtarëve kanë menduar që të ofrohen vetë për tu trajtuar me COVID-19. Stadi i parë deri tani ka dhënë lajme pozitive”, sqaroi ai.

Më tej tha se nëse gjërat do të shkojnë mirë, mund të kemi një vasksinë përpara fundit të vitit.

“Do të bëhen kontrolle shëndetësore për trupa të ndryshëm, shpresohet për një vaksinë që mund të dalë më parë. Në fillim u prodhuan tre vaksina, vaksina e dytë është duke u eksperimentuar, në test klinik në një Institut Shëndetësor Ushtarak. Vaksina e tretë është në provëz, është vaksina e cila do të futet në shtator, për rastet emergjente tha Myrteza./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!