Kina shpreson se Shtetet e Bashkuara do të “bëjnë më shumë gjëra” të favorshme për dialogun mes dy vendeve.
Kështu u shpreh të hënën ministria e Jashtme kineze, disa ditë pasi Uashingtoni zemëroi Pekinin me akuzat për manipulim informacioni, shkruan Reuters.
Komunikimi midis zyrtarëve të të dyja palëve është rritur muajt e fundit, duke sjellë disa përmirësime në lidhjet e tensionuara prej vitesh për çështje të tilla si Tajvani, origjina e COVID-19 dhe akuzat për spiunazh kinez.
“Shpresojmë që Shtetet e Bashkuara të takohen (ne) në gjysmë të rrugës, të bëjnë më shumë gjëra që janë të favorshme për dialogun mes dy vendeve,” tha ministria në një deklaratë.