Kina ka sanksionuar dy kompani amerikane, General Atomics Aeronautical Systems dhe General Dynamics Land Systems, për shitjen e armëve në Tajvan.
“Operacione të tilla të vazhdueshme të SHBA-së shkelin seriozisht parimin “Një Kinë” dhe tre komunikatat e përbashkëta, ndërhyjnë në punët e brendshme të Kinës dhe minojnë sovranitetin dhe integritetin territorial të saj”, tha Ministria e Jashtme në një deklaratë.
Prandaj, Kina vendosi ngrirjen e aseteve dhe u ndaloi drejtuesve të saj hyrjen në vend.
/abcnews.al