Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kina rrit shpenzimet për parandalimin dhe menaxhimin e COVID-19

schedule15:21 - 16 Janar, 2023

schedule 15:21 - 16 Janar, 2023

Në një deklaratë ditën e sotme, Ministria e financave së Kinës tha se do të rrisë fondet për parandalimin dhe kontrollin e COVID-19.

Ekonomia e dytë më e madhe në botë ka shënuar rritje të rasteve me COVID pasi Pekini papritmas hoqi kufizimet e rrepta kundër virusit muajin e kaluar. Autoritetet thanë të shtunën se gati 60,000 njerëz me COVID vdiqën në spitale nga 8 dhjetori deri më 12 janar.

Financimi duhet të përdoret kryesisht për trajtim, pagesa për personelin mjekësor, vaksinime dhe përmirësimin e kushteve mjekësore.  Duhet të realizuar mirë koordinimi i burimeve të ndihmës së parë në fshat dhe të përgatitet trajtimi mjekësor i pacientëve me gjendje të rëndë, thuhet në deklaratë.

Vendi do të krijojë “kanale të gjelbra” për qeverinë për të lehtësuar blerjen e furnizimeve mjekësore, duke u zotuar se “parandalimi dhe kontrolli i COVID nuk duhet të ndikohet nga çështjet financiare.

/abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!