Për herë të parë që nga viti 1978, Kina ka rritur moshën e daljes në pension për shkak të problemit demografik me të cilin po përballet.
Legjislatura më e lartë e Kinës miratoi të premten një plan zyrtar për të filluar rritjen graduale të moshës ligjore të pensionit nga 1 janari i vitit të ardhshëm dhe ta përfundojë atë në vitin 2040, njoftuan mediat shtetërore kineze.
Qëllimi përfundimtar i planit 15-vjeçar është rritja e moshës së pensionit me tre vjet për burrat (në 63), me pesë vjet për gratë që punojnë në fabrika nga 50 në 55 dhe me tre vjet për gratë që punojnë si punonjëse zyre nga 55 vjeç deri në 58 vjet.
Reformat janë “të vonuara dhe shumë të mirëpritura”, tha për CNBC Erica Tay, drejtore e kërkimit makroekonomik në Maybank Investment Banking Group.
Kina po përballet me një fuqi punëtore në tkurrje dhe mungesa të buxhetit të pensioneve që mund të dëmtojnë ndjeshëm ekonominë.
/abcnews.al