Një 41-vjeçar në provincën lindore të Kinës Jiangsu është rasti i parë i infektuar me H10N3, gripin e shpendëve, tha të martën Komisioni Kombëtar i Shëndetit i Kinës ( NHC ). 41 vjeçari shtrua në spital në 28 Prill pasi kishte ethe dhe simptoma të tjera, tha NHC në një deklaratë.
Ai u diagnostikua me gripin e shpendëve H10N3 me 28 maj, por nuk dha detaje se si ishte infektuar. Në Kinë janë përhapur shumë lloje të ndryshme të gripit të shpendëve dhe disa prej tyre infektojnë në mënyrë sporadike njerëzit, zakonisht ata që punojnë me shpendët.
Rasti më i rëndë i përhapjes së virusit ishte në periudhën 2016-2017 ku virusi vrau 300 njerëz./abcnews.al