Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kina raporton numrin më të lartë të rasteve me Covid-19 që nga marsi

schedule10:05 - 27 Korrik, 2020

schedule 10:05 - 27 Korrik, 2020

Kina ka regjistruar 57 raste lokale me Covid-19 të dielën. Ky është numri më i lartë i rasteve që vendi ka regjistruar që prej marsit kur virusi ishte vënë kryesisht nën kontroll.

Kjo sipas shifrave të lëshuara nga Komisioni Kombëtar i Shëndetit të hënën.

Në mesin e rasteve të transmetuara në vend, 41 u konfirmuan në rajonin e largët perëndimor të Xinjiang, ku koronavirusi u rishfaq më 15 korrik pas gati pesë muajsh pa asnjë rast të ri.

Rastet e mbetura u zbuluan në verilindje të vendit, përfshirë 14 në provincën Liaoning dhe dy në provincën Jilin.

Numri i të infektuarve konfirmuar të dielën është më i i larti që vendi ka raportuar që nga 6 marsi, duke tejkaluar pikun ditor gjatë një “shpërthimi”koronavirusi në Pekin muajin e kaluar.

Të dielën, Kina gjithashtu regjistroi katër raste të importuara dhe 44 raste asimptomatike. Vendi nuk i përfshin raste asimptomatike në numrin e përgjithshëm të rasteve të konfirmuara. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!