Kina ka pranuar se shkatërroi disa kampione të koronavirusit në fazat e hershme të shpërthimit, por kundërshtoi pretendimet e SHBA-së se kjo ishte kryer si pjesë e një mbulimi.
Liu Dengfeng, një mbikëqyrës në departamentin e shkencës dhe arsimit të Komisionit Kombëtar të Shëndetit të Kinës, tha në një konferencë shtypi të premten në Pekin se qeveria kineze lëshoi një urdhër në 3 janar për të shkatërruar mostrat e koronavirusëve.
Liu megjithatë mohoi që shkatërrimi i tyre të jetë bërë në përpjekje për të mbuluar situatën, duke këmbëngulur se ky hap u hodh në mënyrë që të “ parandalohet rreziku i sigurisë biologjike laboratorike dhe të parandalohen fatkeqësi të tjera të shkaktuara nga patogjenë të paidentifikuar”.
Ai tha se laboratorët ishin “të paautorizuar” për të trajtuar kampione të tilla, dhe se ato duhej të shkatërroheshin në përputhje me ligjet kineze të shëndetit publik. Zyrtari nuk sqaroi se sa laboratorë e kishin kryer këtë veprim. Pohimi i tij vjen në mesin e përshkallëzimit të marrëdhënieve diplomatike mes SHBA-së dhe Kinës për shkak të shpërthimit epidemik, që i pati fillesat në Wuhan ne 2019.
Partia Komuniste kineze ende nuk ka ndarë me botën kampionet e virusit nga brenda Kinës”, u shpreh ai, dhe kjo e bën të pamundur gjurmimin e evolucionit të sëmundjes.
Sekretari i Shtetit Mike Pompeo ka argumentuar që prej muajit të kaluar se urdhri i 3 janarit ishte një përpjekje për të mbuluar shtrirjen e shpërthimit. Ai ka akuzuar Kinën për censurimin e kërkimeve në lidhje me koronavirusin.
“Partia Komuniste Kineze u përpoq të shtypë informacionin rreth këtij virusi, për vendin ku filloi, për mënyrën si filloi, për mënyrën se si po transmetohej nga njeriu te njeriu”, tha Pompeo të hënën./abcnews.al