Kina po fiton betejën me COVID-19, në 13 provinca nuk raportohet asnjë i infektuar

schedule12:20 - 16 Mars, 2020

schedule 12:20 - 16 Mars, 2020

Kina duket se tashmë ka arritur që pak nga pak të mposhtë virusin që u ka marrë jetën mbi 3 mijë personave në këtë shtet.

Së fundmi në Kinë janë regjistruar vetëm 12 viktima dhe raste të reja të konfirmuara janë vetëm 18. Ndërkohë mediat ndërkombëtare raportojnë se trembëdhjetë provinca në Kinë nuk kanë më asnjë rast të konfirmuar me koronavirus për të trajtuar.

Provincat janë:

Rajonet autonome të Tibetit, Rajoni autonom  Xinjiang, Qinghai, Fujian, Anhui, Jiangxi,  Shanxi, Hunan, Jiangsu, Chongqing, Guizhou, Jilin dhe Bashkia Tianjin.

Shpresa vjen nga Wuhani, ku u identifikua për herë të parë virusi, paralajmëroi se ende po përballet me një epidemi “të rëndë” mes një vazhdimi të rasteve të transmetuara në vend.

Ndërkohë në në Kinë deri më tani që me shfaqjen e koronavirusit janë regjistruar 3,213 të vdekur dhe 80,866 të infektuar./abcnews.al