Kina përgënjeshtron Trump: “Asnjë marrëveshje me Xi Jinping”

schedule19:48 - 16 Nëntor, 2017

schedule 19:48 - 16 Nëntor, 2017

Kina ka përgënjeshtruar presidentitn amerikan, Donald Trump, i cili tha se ka arritur një marrëveshje me homologun Si Xhinpin për një qasje të re ndaj Koresë së Veriut. Ndërkohë, lideri i Kinës të premten do të vizitojë Penianin.

Pekini ka përgenjështruar se ka braktisur nismën e saj për të ulur përshkallëzimin e krizës së Koresë së Veriut, duke kundërshtuar deklaratat e bëra nga Presidenti amerikan, Donald Trump. Kina ka siguruar që mbështet akoma propozimin e “pezullimit të dyfishtë”: fundin e testeve ballistike dhe bërthamore të Koresë së Veriut në këmbim të ndaljes së manovrave ushtarake të Koresë së Jugut me Shtetet e Bashkuara në gadishull.

Trump la të kuptohet se presidenti kinez Si Xhinpin, në takimin e tyre në Pekin javën e kaluar, e braktisi këtë propozim. “Presidenti Si është në dijeni se Koreja e Veriut posedon armë bërthamore dhe se është një kërcënim i madh për Kinën”, është shprehur Trump duke folur nga Shtëpia e Bardhë pas kthimit nga turi aziatik. “Dhe kemi rënë dakord që nuk do të pranojmë të ashtuquajturin ‘pezullimit të dyfishtë’ si ato që kanë dështuar sistematikisht në të kaluarën”, shtoi lideri amerikan.

Për këtë çështje ka ardhur edhe reagimi zyrtar i Kinës. “Ne mendojmë se në situatën aktuale, iniciativa e pezullimit të dyfishtë është ideja më reale, e realizueshme dhe e ligjshme”, theksoi një zëdhënës i ministrisë së jashtëme të qeverisë së Pekinit. Sipas zyrtarit, vetëm në këtë mënyrë mund të krijohen kushte për të rinisur negociatat për paqe mes vendeve të përfshira në konflikt.
Ndërkohë, të premten presidenti i Kinës, Si Xhinpin do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Korenë e Veriut. Aty do të prezantojë konkluzionet e Kongresit të 19 të Partisë së Punës të Kinës. Por sipas analistëve, në takimin me liderin Kim Jong-Un do të diskutohet edhe për testet raketore dhe programin bërthamor të Penianit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!