Kina ka paralajmëruar Shtetet e Bashkuara se do të marrin kundërmasa pasi administrata Biden miratoi më shumë se 1.1 miliardë dollarë armatime për Tajvanin, sipas CNN.
Zëdhënësi i ambasadës kineze Liu Pengyu tha se Kina ishte totalisht kundër shitjeve të armëve, të cilat rrezikojnë marrëdhëniet Kinë-SHBA dhe paqen dhe stabilitetin në ngushticën e Tajvanit dhe i bëri thirrje Uashingtonit që t’i “revokojë menjëherë” ato.
“Kina i kërkon palës amerikane të respektojë angazhimin e saj, duke respektuar parimin e një Kine, të ndalojë shitjet e armëve dhe ndërveprimet ushtarake me Tajvanin dhe të anulojë menjëherë shitjen e armëve në Tajvan, që të mos shkaktohen më shumë dëme në marrëdhëniet mes dy vendeve.
Shitja e armëve do të ndërhyjë në punët e brendshme të Kinës duke minuar sovranitetitin e Pekinit,” tha ai.
Departamenti i Shtetit të SHBA-së miratoi një paketë armatimesh, duke përfshirë një kontratë 85.6 milionë dollarë për 100 raketa Sidewinder, 355 milionë dollarë për 60 municione Harpoon dhe 665.4 milionë dollarë të tjera për të financuar mbështetje logjistike dhe programore për një sistem radari.
/abcnews.al