Kina nis stërvitjet më të mëdha në dekada rreth Tajvanit, frikë globale për përshkallëzim të situatës

schedule07:57 - 4 Gusht, 2022

schedule 07:57 - 4 Gusht, 2022

Pas vizitës së kryetares së zyrtares së lartë amerikane, Nansi Pelosi në Tajvan, Kina ka nisur stërvitjet ushtarake më të mëdha që ka bërë ndonjëherë në ujërat detare përreth Tajvanit.

Kjo është një nga stërvitjet kineze më të mëdha ushtarake në dekada rreth Tajvanit, shkruan BBC.

Stërevitjet luftarake me zjarr nisën rreth orës 12:00 me orën locale, ndërsa në disa zona stërvitjet u zhvilluan vetëm 12 milje larg Tajvanit.

Zyrtarët tajvanezë kanë thënë se Kina po tenton të ndryshojë status quo-në në rajon.

Ndërkohë këshilltari I sigurisë kombëtare i presidentit amerikan Joë Biden, Jakë Sullivan tha dje se veprimet e Kinës tregojnë papërgjegjehsmëri, pasi situate mes dy vendeve mund të përshkallëzohet.

“Kur një ushtri kryen një sërë aktivitetesh, duke përfshirë testet e raketave, potenciali për një incident është real ,” tha Sullivan gjatë një interviste me radion publike. NPR.

Ne besojmë se ajo që po bën Kina nuk është papërgjegjshmëri”, tha këshilltari për sigurinë kombëtare të Shtëpisë së Bardhë.

Teksa i bëri thirrje Kinës të të veprojë me përgjegjshmëri dhe të shmangë çdo lloj përshkallëzimi që mund të çojë në llogaritje të gabuara në ajër ose në det.

Nancy Pelosi , e cila u largua nga ishulli të mërkurën, ishte zyrtarja më e lartë amerikane që vizitoi Tajvanin në 25 vitet e fundit.

Duke pohuar se shkoi “paqësisht” në rajon si “mik”, kryetarja 82-vjeçare e Dhomës së Përfaqësuesve deklaroi gjithashtu se SHBA nuk do të braktiste Tajvanin, i cili ka qeverinë e vet të zgjedhur në mënyrë demokratike dhe jeton nën kushtet e vazhdueshme kërcënimi nga pushtimi i ushtrisë kineze.

“Kina nuk mund të parandalojë liderët e huaj që duan të udhëtojnë në Tajvan”, tha ajo pasi përfundoi vizitën e saj në ishullin vetëqeverisës./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!