Kina në alarm, 17 raste të reja nga virusi “misterioz”

schedule14:39 - 19 Janar, 2020

schedule 14:39 - 19 Janar, 2020

Kina vijon të jetë në alarm si pasojë e shpërthimit të  “virusit misterioz” të ngjashëm me SARS, që shkakton probleme të rënda shëndetësore në mushkëri. Në qytetin qendror Wuhan, me 11 milionë banorë, janë regjistruar 17 raste të reja me pneumoni, tre prej të cilëve në gjendje të rëndë.

Situata ka ngjallur frikë tek njerëzit, ndërsa vendi përgatitet për të festuar vitin e ri kinez, që çdo vit pret miliona vizitorë të huaj.

Numri i përgjithshëm i pacientëve të infektuar nga virusi ka shkuar në 62, ndërsa deri tani, dy persona kanë humbur jetën. Shkencëtarët thonë se tre raste me këtë virus janë eksportuar edhe jashtë vendit në Tajlandë dhe në Japoni.

Virusi i ri është nga i njëjti familje e madhe e korona-virusëve që përfshin Sindromën e Rëndë Akute të frymëmarrjes (SARS), e cila vrau gati 650 persona  gjatë një shpërthimi në vitet 2002/03 në Kinë dhe Hong Kong./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!