Kina ndalon publikimin e shkallës së papunësisë te të rinjtë

schedule16:30 - 15 Gusht, 2023

schedule 16:30 - 15 Gusht, 2023

Kina e ka ndaluar publikimin e të dhënave për shkallën e papunësisë te të rinjtë, dhe diçka e tillë është parë si indikacion për ngadalësim të ritmit ekonomik.

Një zëdhënës qeveritar ka thënë se vendimi është bërë për shkak të disa ndryshimeve në ekonominë e dytë më të madhe në botë dhe shoqërinë e saj.

Në qershor, shkalla e papunësisë së Kinës për grup-moshën 16-24 vjeç ka prekur rekord prej mbi 20 për qind, shkruan REL.

Banka Qendrore e Kinës ka marrë, po ashtu, vendim që të zvogëlojë koston e huadhënies, në tentim e sipër për ta rritur qarkullimin ekonomik.

Të dhënat zyrtare, të publikuara të martën, kanë treguar se shkalla e papunësisë në Kinë është rritur në 5.3 për qind në korrik.

Mospublikimi i të dhënave për të rinjtë ka nxitur menjëherë reagime në rrjetin social kinez, Weibo.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!