Kina ndalon botimin e studimeve për origjinën e koronavirusit

schedule11:35 - 13 Prill, 2020

schedule 11:35 - 13 Prill, 2020

Kina ka vendosur kufizime për botimin e artikujve akademikë mbi origjinën e koronavirusit, sipas një njoftimi tashmë të fshirë të qeverisë, të botuar në faqet e dy universiteteve kineze.

Sipas kësaj politike të re, të gjitha punimet akademike mbi Covid-19 do t’i nënshtrohen një vëzhgimi shtesë përpara se të paraqiten për botim. Studimet mbi origjinën e koronavirusit, që do të marrin një kontroll shtesë, do të miratohen nga zyrtarët e qeverisë vendore.

Një ekspert mjekësor në Hong Kong, i cili bashkëpunoi me studiues të tjerë në lidhje me analizën klinike të rasteve me Covid-19, tha për CNN se në shkurt puna e tij nuk i nënshtrohej një kontrolli shtesë.

Që nga fundi i janarit, studiuesit kinezë kanë botuar një seri hulumtimesh në revista kombëtare dhe ndërkombëtare me ndikim. Disa studime sigurisht që vendosin në pikëpyetje qeverinë dhe zyrtarët kinezë, gjë që sigurisht ka ngjallur polemika në rrjetet sociale.

Një studiues, që preferoi të mbetej anonim për shkak të frikës nga hakmarrja e qeverisë, tha për CNN se kjo masë është shqetësuese dhe mund të pengojë kërkimet e rëndësishme shkencore.

“Mendoj që është një përpjekje e koordinuar nga qeveria kineze për të kontrolluar narrativën dhe për të thënë se shpërthimi [i koronavirusit] nuk e ka origjinën në Kinë,” tha studiuesi. “Nuk mendoj se do ta tolerojnë një studim objektiv për të hetuar origjinën e sëmundjes.”/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!