Kina po pret sot ministrat e mbrojtjes të Iranit dhe Rusisë, si pjesë e një samiti të vendeve të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait, në sfondin e një përshkallëzimi dramatik të tensionit në Lindjen e Mesme dhe pas një samiti të NATO-s, i cili miratoi një rritje të paprecedentë të shpenzimeve ushtarake.
Takimi, vjen pasi marrëveshja e armëpushimit midis Izraelit dhe Iranit – një vend anëtar i SCO – hyri në fuqi të martën, duke i dhënë fund një lufte 12-ditore midis dy vendeve.
Ai po organizohet gjithashtu një ditë pas një samiti të udhëheqësve të Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut në Hagë, ku shtetet anëtare ranë dakord të rrisin shpenzimet e tyre ushtarake.
Ministri kinez i Mbrojtjes Dong Jun e paraqiti takimin e Qingdao-s, si një kundërpeshë ndaj një bote “kaosi dhe paqëndrueshmërie”.
/abcnews.al/

