Kina lançon një satelit të ri të parashikimit të motit

schedule07:49 - 6 Korrik, 2021

schedule 07:49 - 6 Korrik, 2021

Fengyun-3E është sateliti më i ri i lançuar nga Kina për parashikimin e motit në hapësirë. Mediat e huaja bëjnë me dije se sateliti është i pajisur me 11 sensorë nga distanca të cilat pritet të “përmirësojnë saktësinë e parashikimit të motit”, sipas agjencisë së lajmeve Xinhua.

Lançimi i tij është bërë nga Qendra e Lançimit të Satelitëve Jiuquan në shkretëtirën Gobi të Kinës veriperëndimore.

Administrata Kombëtare Hapësinore e Kinës (CNSA) tha se sateliti meteorologjik “është projektuar me një jetëgjatësi prej tetë vjetësh dhe kryesisht do të mat temperaturën atmosferike, lagështinë dhe parametrat e tjerë meteorologjikë për aplikimet parashikuese numerike, duke përmirësuar kapacitetin e parashikimit të motit të Kinës”.

Me futjen në përdorim të këtij sateliti të ri, autoritetet kineze të hapësirës do të jenë në gjendje të monitorojnë dhe raportojnë mbulimin global të borës dhe akullit, temperaturën e sipërfaqes së detit, katastrofat natyrore dhe ekologjinë “për t’iu përgjigjur më mirë ndryshimeve klimatike dhe për të parandaluar dhe zbutur katastrofat meteorologjike”.

Ndërkohë, tre astronautë kinezë të dielën përfunduan të gjitha detyrat për aktivitetet e tyre të para jashtë anijes kozmike në hapësirë.

Kina dërgoi astronautët në hapësirë në bordin e anijes kozmike Shenzhou-12 më 17 qershor.e.su./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!