Kina kufizon eksportin e dronëve për të parandaluar përdorimin e tyre në luftën Rusi-Ukrainë

schedule15:46 - 31 Korrik, 2023

schedule 15:46 - 31 Korrik, 2023

Kina ka vendosur të kufizojë eksportin e dronëve me rreze të gjatë veprimi për shkak të rrezikut të përdorimit të tyre për qëllime ushtarake në luftën Rusi-Ukrainë.

Qeveria e presidentit të Kinës, Xi Jinping ka marrë vendim të kufizojë eksportin e dronëve pas lajmeve se të dy palët kanë përdorur dronët e prodhimit kinez për zbulim dhe sulme të mundshme në luftën në Ukrainë.

Në një deklaratë nga Ministria kineze e Tregtisë thuhet se kontrollet e eksportit që do të pengojnë përdorimin e dronëve për “qëllime jo paqësore” do të fillojnë ditën e martë, ndërkohë që në lidhje me kufizimet nuk janë dhënë detaje.

“DJI”, zhvilluesi kryesor i dronëve në botë dhe në Kinë, në prill 2022 njoftoi se do të ndalin aktivitetet e tyre në Rusi dhe Ukrainë për të parandaluar përdorimin e tyre në luftë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!