Kina kritikon sanksionet kundër Rusisë: S’kanë bazë ligjore, janë të njëanshme

schedule12:52 - 2 Mars, 2022

schedule 12:52 - 2 Mars, 2022

Kina ka kritikuar sanksionet e vendosura kundër Rusisë nga Perëndimi, për shkak të hyrjes së trupave ushtarake në Ukrainë që prej 24 shkurtit.

Kreu i Komisionit Rregullativ të Bankave dhe Sigurimeve në Kinë, Guo Shuqing, ka cilësuar sanksionet e vendosura ndaj Rusisë të njëanshme.

“Sa i përket sanksioneve financiare, ne nuk i miratojmë, dhe në veçanti nuk miratojmë sanksionet që janë vendosur në mënyrë të njëanshme, sepse janë joefektive dhe kanë shumë pak bazë ligjore”, tha ai për RIA Novosti.

Lexo edhe: Ministri britanik: Pushtimi i Ukrainës “shumë i vështirë” për Rusinë

Më herët presidenti amerikan, Joe Biden ka paralajmëruar vendosjen e sanksioneve ndaj borxhit publik të Rusisë, ndërsa vendosjen e sanksioneve ndaj pesë bankave ruse e ka paralajmëruar kryeministri britanik Boris Johnson.

Kundërshtimi i Kinës ndaj sanksioneve kundër Moskës u shpreh edhe nga zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme kineze Hua Chunying, e cila tha se Kina ishte kundër çdo sanksioni të njëanshëm anti-rus.

“Ne nuk do të marrim pjesë në sanksione të tilla, përveç kësaj, ne vazhdojmë të mbajmë lidhje normale tregtare, ekonomike dhe financiare me palët e interesuara,” tha ai për RIA Novosti./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!