Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kina ideon trenin që udhëton më shpejt se një ”Boeing 737”

schedule18:49 - 16 Dhjetor, 2025

schedule 18:49 - 16 Dhjetor, 2025

Kina po punon për ndërtimin e një treni revolucionar që pritet të udhëtojë më shpejt se avionët komercialë duke hapur një kapitull të ri në transportin me shpejtësi të lartë.

Projekti, i quajtur ”T-Flight”, synon shpejtësi deri në 965 km/h duke e tejkaluar një ”Boeing 737”, sipas ZMEScience. com

Treni bazohet në teknologjinë e levitacionit magnetik (maglev) dhe është projektuar të funksionojë brenda tubave me presion të ulët, çka redukton ndjeshëm rezistencën e ajrit dhe fërkimin.

Kjo qasje, e frymëzuar nga koncepti Hyperloop, e bën të mundur arritjen e shpejtësive pothuajse supersonike.

Sistemi i levitacionit përdor elektromagnetë të fuqishëm që e mbajnë trenin të ngritur mbi shina, duke eliminuar kontaktin fizik. Kjo teknologji përfshin dy metoda kryesore pezullimi, të cilat sigurojnë stabilitet dhe efikasitet në shpejtësi shumë të larta.

Në shkurt të vitit 2024, gjatë testimeve në një segment prove prej rreth dy kilometrash, ”T-Flight” arriti një shpejtësi prej 623 km/h, sipas medias shtetërore kineze.

Rezultatet konfirmuan se sistemi funksionon sipas objektivave të parashikuara nga projekti.

Faza e dytë e testimeve pritet të zhvillohet në një linjë rreth 60 kilometra  të gjatë, ku synohet arritja e shpejtësive deri në 1 000 km/h.

Nëse realizohet, kjo do të shkurtonte ndjeshëm kohën e udhëtimit mes qyteteve të mëdha kineze.

Megjithatë, projekti përballet me sfida të mëdha financiare dhe teknike, përfshirë ndërtimin e infrastrukturës së kushtueshme dhe garantimin e sigurisë në shpejtësi ekstreme.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!