Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kina i kundërpërgjigjet Trump, vendos tarifa shtesë prej 34%

schedule12:30 - 4 Prill, 2025

schedule 12:30 - 4 Prill, 2025

Një përgjigje ka ardhur nga Kina, pas tarifave të vendosura nga administrata e Trump.

Pekini  njoftoi se do të vendosë tarifa shtesë prej 34% për të gjitha mallrat amerikane. Kjo do të hyjë në fuqi nga 10 prilli.

“Kina ka qenë gjithmonë një mbrojtëse e vendosur e rendit ndërkombëtar ekonomik dhe tregtar dhe një mbështetëse e vendosur e sistemit tregtar shumëpalësh. Ne i bëjmë thirrje SHBA-së që të korrigjojë menjëherë praktikat e saj të gabuara dhe të anulojë masat e saj të njëanshme tarifore”, thuhet në reagimin e Ministrisë kineze.

Kujtojmë se Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka njoftuar tarifat 54% ndaj Kinës, të cilat përfshijnë detyrimet e mëparshme tashmë të vendosura.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!