Ish-mbrojtësi i Barcelonës, Javier Mascherano është drejt rikthimit në Argjentinë. Argjentinasi duket se është drejt largimit nga SuperLiga Kineze, pasi kërkon të luajë në vendin e tij, siç raporton ’Tyc Sports’.
Veterani argjentinas ka luajtur dhe për River Plate, Corinthians, West Ham, Liverpool, Barcelona gjatë karrierës së tij, por tashmë dëshiron të luajë për Estudiantes. Ai u transferua tek Hebei China Fortune në janarin e 2018 dhe kontrata i përfundon në vitin 2020. Mascherano kërkon largimin pasi nuk dëshiron të luajë më në ‘Lindjen e Largët’.
Trajneri i Estudiantes është pikërisht miku i tij, Gabriel Milito. Dyshja kanë luajtur bashkë në Katalonjë dhe kjo është një asrye më shume se pse ai dëshiron të rikthehet. 35-vjeçari ka shënuar 1 gol në 334 ndeshje me katalanasit dhe është ndalur në kuotën e 147 paraqitjeve me fanellën e kombëtares argjentinase. /abcnews.al