Kina dhe Shqipëria më afër se kurrë, si dy shokët e veçantë u bën viral në rrjetet sociale

schedule09:09 - 5 Dhjetor, 2024

schedule 09:09 - 5 Dhjetor, 2024

Kevin Sulaj dhe Gjini janë dy sipërmarrës të suksessjëm, të cilët kanë bërë bashkë Shqipërinë me Kinën. Ata janë jo vetëm bashkëpunëtorë, por dhe shokë shumë të mirë. Madje, së fundmi, janë bërë viral në rrjetet sociale përmes videove gazmore të publikuara.

Në një lidhje me Skype nga Kina për “ABC e Mëngjesit”, ata kanë treguar si u njohën dhe deri te bashkëpunimi në biznes. Sakaq, Gjini theksoi se gjuha shqipe është gjuhë më e vështirë se ajo kineze.

“Kemi dy vjet që jemi miq. Jemi njohur bashkë para dy vjetësh. Unë në atë periudhë isha në përfundimet e universitetit. Ne atë kohë nisëm të punonim bashkë.

Kemi një kompani që mediatike, që është me reklama. Edhe jemi ambasador të qytetit. Unë i kam vendosur emrin e Skënderbeut ‘Skëndërbej Group’”, tha Klevisi.

“Kinezët nuk kanë se si të kenë mendim negativ, sepse e dinë dhe për miqësinë që Kina ka me Shqipërinë prej 75 vjetësh. Shqipja është gjuhë më e vështirë se gjuha kineze”, u shpreh Gjini./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!