Kina dhe Rusia filluan stërvitjet e mëdha detare, për të cilat Moska njoftoi se do të shtrihen nga Mesdheu në Paqësor.
Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi se katër anije luftarake kineze iu bashkuan anijeve ruse në jug të Vladivostok “për të mbrojtur komunikimet detare dhe zonat e aktivitetit ekonomik detar”.
Sipas ministrisë ruse, këto janë pjesë e stërvitjeve shumë më të gjera me pjesëmarrjen e më shumë se 400 luftanijeve ruse, nëndetëseve dhe anijeve mbështetëse, të cilat do të mbahen deri më 16 shtator në Oqeanin Paqësor dhe në Oqeanin Arktik, si dhe në Detin Mesdhe, Baltik dhe Detin Kaspik.
/abcnews.al