Kina dhe Bjellorusia nisin stërvitjet e përbashkëta ushtarake në kufi me Poloninë

schedule08:35 - 9 Korrik, 2024

schedule 08:35 - 9 Korrik, 2024

Kina dhe Bjellorusia kanë nisur stërvitjet e përbashkëta ushtarake vetëm pak milje larg kufirit polak. Stërvitjet, të koduara me emrin Falcon Assault, do të zgjasin deri më 19 korrik dhe po zhvillohen në një terren stërvitor pranë qytetit të Brest-it, tha ministria e mbrojtjes bjelloruse.

Stërvitjet po zhvillohen në prag të një samiti të NATO-s në Uashington, ku 32 vendet anëtare të saj përfshirë Poloninë do të takohen për të diskutuar mbështetjen e mëtejshme ushtarake dhe financiare për Ukrainën.

Bjellorusia, ndoshta aleati më i afërt i Rusisë e lejoi Moskën të përdorte territorin e saj për fillimin e luftës në Ukrainë në vitin 2022.

“Ngjarjet që ndodhin në botë janë alarmante, situata është e shqetësuar, prandaj ne do të praktikojmë forma dhe metoda të reja të kryerjes së detyrave taktike”, tha gjeneral Vadim Denisenko, shefi i komandës së operacioneve speciale bjelloruse.

Ministria kineze e mbrojtjes tha se Bjellorusia mbajti një “ceremoni të madhe mirëseardhjeje” për trupat kineze të enjten.

“Trajnimi i përbashkët synon të rrisë aftësitë koordinuese të trupave pjesëmarrëse dhe të thellojë bashkëpunimin praktik midis dy ushtrive,” tha ministria.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!