Dialogu i 10-të Ekonomik dhe Tregtar i Nivelit të Lartë Kinë-Bashkimi Evropian do të mbahet në Pekin më 25 shtator.
Kështu tha përmes një deklarate të enjten ministria kineze e Tregtisë, shkruan Reuters.
Zëvendëskryeministri kinez, He Lifeng do të bashkëkryesojë takimin me Komisionerin Evropian për Tregtinë, Valdis Dombrovskis.
Ndërkaq, BE ka lëshuar një goditje paralajmëruese ndaj Kinës përpara bisedimeve tregtare të nivelit të lartë.
Unioni evropian ka kërkuar që Pekini të bëjë “progres” për të reduktuar deficitin tregtar, i cili arriti në 396 miliardë euro vitin e kaluar, i përshkruar nga diplomati më i lartë i bllokut në vend si më i larti. në “historinë e njerëzimit”./abcnews.al