Kina censuron ribashkimin e “Friends”

schedule15:01 - 28 Maj, 2021

schedule 15:01 - 28 Maj, 2021

Ribashkimi i “Friends” ka lumturuar shumë fansa në të gjithë botën, por në Kinë ka zemëruar jo pak njerëz. Kjo për shkak se Kina ka censuruar pjesë të serialit të famshëm amerikan, ku shfaqeshin të ftuarit specialë Lady Gaga, dhe Justin Bieber. Personazhe që në të kaluarën kanë zemëruar Kinën për arsye të ndryshme.

 

Gjithashtu janë hequr dhe referimet e sikletshme apo të ndjeshme si për shembull ato që kanë lidhje me LGBT. Censurimi zemëroi fansat e serialit shumë popullor në Kinë, sidomos të rinjtë e moshës nga 20 deri në 30 vjeç.

Lagy Gaga zemëroi Kinën në vitin 2016 pasi u takua me Dalai Lama, i konsideruar si një separatist nga Pekini; ndërsa grupi koreano jugor zemëroi përdoruesit kinezë të rrjeteve sociale me disa komente për luftën e Koresë në periudhën 1950 – 1953.

Komente të konsideruara anti  kineze. Biber nga ana tjetër i është ndaluar të performojë në Kinë që nga viti 2014. Kjo sepse ai vizitoi tempullin Jasukuni të Tokios, në kujtim të të rënëve japonezë në lutë, mes të cilëve dhe 14 zyrtarë të dënuar për krime lufte, dhe  që konsiderohen nga Pekini e Seul si simbol i të kaluarës ushtarake të Japonisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!