Bayern Munchen është në finalen e Champions League, ku përballë do të ketë PSG-në. Ylli i Bayern Munchen, Joshua Kimmich, ka folur në virgjile të kësaj sfide.
FINALE – “Duam të japim gjithçka dhe ta shfrytëzojmë këtë mundësi të madhe për të ngritur kupën. Trajneri nuk na e ka zbuluar akoma formacionin, por kushdo që të luajë do të japë gjithçka për Bayernin. Fatkeqësisht, nuk do të ketë tifozë, por do ta nderojmë ndeshjen.
PSG – “Kanë ndryshuar shumë në sezonet e fundit, do të përballemi me këtë skuadër 3 vite pas herës së fundit. Mendoj se kanë dalë në finale skuadrat më të mira. Do të ketë ekuilibër në fushë”./abcnews.al