Kimmich ndryshon mendje për vaksinën pas infeksionit në mushkëri

schedule14:47 - 12 Dhjetor, 2021

schedule 14:47 - 12 Dhjetor, 2021

Joshua Kimmich ka ndryshuar mendje lidhur me procesin e vaksinimit kundër Covid-19.

Kimmich ishte në mesin e atyre që refuzojnë të vaksinohen, por problemet e tij së fundmi kanë bërë që ai të ndryshojë mendje.

Ai ka marrë një infeksion të rëndë në mushkëri, infeksion ky që po ia pamundëson paraqitjen në fushat e blerta. Ai do të mungojë deri në 2022, transmeton lajmi.net.

Megjithatë, siç raporton ‘Goal’, lojtari ka ndryshuar mendje dhe do të vaksinohet me dozën e parë së shpejti.

“Ishte e vështirë për mua të pajtohem me frikën dhe shqetësimet e mia, gjë që më shtyu të isha i pavendosur për kaq kohë”, ka thënë lojtari.

Këto fjalë të Kimmich janë thënë në një intervistë të tij me ZDF.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!