Kim viziton Rezidencën Mbretërore, Princ Leka zbulon çfarë u diskutua

schedule19:16 - 12 Shtator, 2020

schedule 19:16 - 12 Shtator, 2020

Pas vizitës në Shkodër, ambasadorja Yuri Kim është pritur në një takim nga Princ Leka. Lajmin e bëri të ditur në rrjetin social “Facebook” vetë Princi Leka. Ai shton se nuk ka hezituar të shprehë mbështetjen e tij, në respektimin e luftës ndaj korrupsionit.

“Unë shpreha mbështetjen time absolute në respektimin e luftës ndaj korrupsionit dhe implementimin e një sërë reformash për një standard sa më të mirë. Biseda ishte shumë e ngrohtë dhe optimiste për të ardhmen e vendit dhe u përqendrua në potencialin njerëzor dhe talentet e shqiptarëve. Gjithashtu folëm për bukuritë natyrore dhe historinë e pasur të Shqipërisë. Sigurisht nuk mbetën pa prekur temat e çështjeve aktuale si klima delikate dhe dinamike politike e vendit”, shkruan ai.

Në këtë takim nuk mbeti jashtë fokusit biseda për politikën dhe zgjedhjet e ardhshme që do të mbahen vitin e ardhshëm, më 25 Prill, ndërsa shprehet: “Shqipëria do të zhvillojë zgjedhjet vitin e ardhshëm ndaj stabilitetit dhe paqja janë thelbësore. Procesi demokratik ka një rëndësi të veçantë pasi Shqipëria synon dhe duhet ta shohë të ardhmen brenda Bashkimit Evropian”.

Statusi:

Ishte një kënaqësi të mirëprisnim në Rezidencën Mbretërore vizitën e Shkelqesisë së Saj Ambasadores së Shteteve të Bashkuara Yuri Kim.

Përfitova nga rasti të falënderoj Znj Ambasadore për mbështetjen e treguar ndaj Shqipërisë nga Shtetet e Bashkuara, çka pasqyron miqësinë e gjatë midis vendeve tona.

Unë shpreha mbështetjen time absolute në respektimin e luftës ndaj korrupsionit dhe implementimin e një sërë reformash për një standard sa më të mirë.

Biseda ishte shumë e ngrohtë dhe optimiste për të ardhmen e vendit dhe u përqendrua në potencialin njerëzor dhe talentet e shqiptarëve.

Gjithashtu folëm për bukuritë natyrore dhe historinë e pasur të Shqipërisë.

Sigurisht nuk mbetën pa prekur temat e çështjeve aktuale si klima delikate dhe dinamike politike e vendit.

Shqipëria do të zhvillojë zgjedhjet vitin e ardhshëm ndaj stabilitetit dhe paqja janë thelbësore. Procesi demokratik ka një rëndësi të veçantë pasi Shqipëria synon dhe duhet ta shohë të ardhmen brenda Bashkimit Evropian./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!