Kim takon Varhelyi: Integrimi i Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, prioritet

schedule20:10 - 28 Prill, 2022

schedule 20:10 - 28 Prill, 2022

Komisioneri për Zgjerim, Oliver Varhelyi, ditën e sotme vizitoi Shqipërinë.

Varhelyi është takuar me ambasadoren amerikane në Tiranë, Yuri Kim si dhe me ndihmës sekretaren e shtetit, Karen Donfried. Ambasada amerikane përmes një postimi në Twitter njofton se tema e diskutimit ka qenë integrimi i Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në BE.

“Ndihmës Sekretarja e Shtetit Karen Donfried dhe Komisioneri Evropian për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, , Oliver Varhelyi u takuan për të diskutuar përparësinë e përbashkët të integrimit të të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian. lufta në Ukrainë e ka bërë integrimin në BE edhe më urgjent.  Të dyja palët rikonfirmuan mbështetjen e tyre të fortë për bisedimet e anëtarësimit në BE për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Gjithashtu rikonfirmuan përkushtimin e tyre për të punuar me partnerët shqiptarë për reformën në drejtësi dhe integrimin në BE”, thuhet në njoftimin e ambasadës amerikane.

Varhelyi më herët takoi kryeministrin Rama me të cilin mbajti një konferencë të përbashkët për shtyp, si dhe deputeten demokrate Jorida Tabaku. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!