Kim takon prokurorët specialë: Kur SPAK çon një çështje në gjykatë, ata fitojnë në 90% të rasteve

schedule23:16 - 16 Shtator, 2021

schedule 23:16 - 16 Shtator, 2021

Ambasadorja amerikane është takuar ditën e sotme me prokurorët specialë, të cilët thotë se i përgëzoi për arritjet e tyre që nga dhjetori i 2019-ës.

Në një postim në Twitter, Yuri Kim sjell në vëmendje se që nga ngritja e SPAK, mbi 250 persona janë dënuar dhe janë konfiskuar 80 milionë euro. Diplomatja thotë se kur SPAK e çon një çështje në gjykatë, ata fitojnë në 90 për qind të rasteve. /abcnews.al/

YURI KIM NË TWITTER