Ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim ka zhvilluar ditën e sotme një takim me Etilda Gjonajn, e cila pas pak ditësh do të dorëzojë postin te Ulsi Manja, i cili do të drejtojë ministrinë e Drejtësisë në qeverinë “Rama 3”.
Shefja e diplomacisë amerikane në Tiranë e vlerëson Gjonajn për punën e saj, veçanërisht në pjesën e reformës në sistemin e drejtësisë, ku SHBA garanton se mbështetja për Shqipërinë do të vazhdojë.
“U takova @GjonajEtilda për ta falënderuar ndërsa përfundon mandatin e saj të jashtëzakonshëm si Ministre e Drejtësisë – personi me jetëgjatësinë më të madhe dhe gruaja e parë në këtë pozicion kyç.
Ne vërejmë veçanërisht udhëheqjen e saj mbi reformën në drejtësi, e cila – me kontributin e saj – ka filluar të japë rezultate. SHBA do të vazhdojë të mbështesë fuqishëm zbatimin e reformës në drejtësi në Shqipëri.
Shpresojmë që të gjithë drejtuesit dhe institucionet e drejtësisë do të vazhdojnë të ecin përpara për të dhënë më shumë rezultate që i shërbejnë popullit të Shqipërisë, plotësojnë standardet e BE-së dhe forcojnë marrëdhëniet SHBA-Shqipëri” shkruan Kim./ Abcnews.al