Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim takim me Drejtorin e Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.
Kim përmes një postimi në rrjetin social Twitter bën me dije se në këtë takim është diskutuar në lidhje me zgjedhjet e 25 prillit.
Ndër të tjera ambasadorja amerikane thekson se në kët takim, Veliu i ka konfirmuar detyrën e oficerëve të policisë për të qenë profesionistë dhe të paanshëm në zbatimin e ligjit dhe ruajtjen e rendit publik para, gjatë dhe pas zgjedhjeve.
“U takova me Drejtorin e Përgjithshëm, Ardi Veliu për të diskutuar përgatitjet për zgjedhjet e 25 prillit. Ardi Veliu më konfirmoi detyrën e oficerëve të policisë për të qenë profesionistë dhe të paanshëm në zbatimin e ligjit dhe ruajtjen e rendit publik para, gjatë dhe pas zgjedhjeve”, shkruan Kim.
Ndërkohë drejtor Veliu njohu ambasadoren Kim me punën e Policisë së Shtetit për të garantuar rendin dhe sigurinë para, gjatë dhe pas procesit zgjedhor, duke theksuar vendosmërinë e Policisë së Shtetit për të luftuar krimet zgjedhore pa u ndikuar nga asnjë kah politik.
Gjithashtu Drejtor Veliu garantoi ambasadoren Yuri Kim se Policia e Shtetit është e foksuar dhe e vendosur vetëm në drejtim të zbatimit të ligjit dhe vetëm të ligjit.e.su./abcnews.al
Met with @PoliciaeShtetit General Director Ardi Veliu to discuss preparations for 4/25 elections. GD Veliu confirmed the duty of police officers to be professional & impartial in enforcing the law & maintaining public order before, during & after the elections.
— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) April 19, 2021