Kim takohet me ambasadoren e BE-së në Shqipëri: SHBA e lumtur për hapjen e negociatave

schedule18:25 - 15 Gusht, 2022

schedule 18:25 - 15 Gusht, 2022

Ambsadorja amerikane Yuri Kim është takuar me ambasadoren e Bashkimit Europian në Shqiperi, Christiane Hohmann.

Në një postim në Twitter, Kim thotë se SHBA është e lumtur për hapjen e negociatave të anëtarësimit në BE, ndërsa shpreh mbështetjen për përpjekjet e qytetarëve dhe qeverië.

“E lumtur të takoja ambasadoren e BE në Shqipëri Christiane Hohmann. SHBA është e lumtur për nisjen e negociatave të Shqipërisë për anëtarësim në BE. Ne mezi presim të punojmë ngushtë me ekipin e BE-së, për të mbështetur përpjekjet e qytetarëve dhe qeverisë, duke përfshirë zbatimin e plotë të reformës në drejtësi”, shkruan Kim. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!