Kim takim me Soreca-n: Kemi shumë sfida përpara, por vetëm një gjë është e sigurt

schedule18:40 - 29 Mars, 2021

schedule 18:40 - 29 Mars, 2021

Ambasadorja amerikane Yuri Kim është takuar ditën e sotme me ambasadorin e Bashkimit Evropian në Shqipëri, Luigi Soreca. Në Twitter, diplomatja amerikane ka publikuar një foto në të cilën ajo dhe Soreca duken të qeshur.

Bashkë me foton, Kim shkruan se dy ambasadorët kanë shumë sfida përpara, si implementimi i Reformës në Drejtësi, zgjedhjet e 25 prillit dhe anëtarësimi i vendit në BE. Por, ajo shton se një gjë është e sigurt: Kim dhe Soreca bien dakord që mbështetja SHBA-BE për Shqipërinë është më e fortë se kurrë.

POSTIMI

Më herët gjatë ditës, ambasadorja amerikane ka takuar edhe shefen e OSBE për vëzhgimin e zgjedhjeve në Shqipëri. sb/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!