Kim reagon pas postimeve të çuditshme të Kanye West: Është i shkëlqyer, por i ndërlikuar

schedule10:18 - 23 Korrik, 2020

schedule 10:18 - 23 Korrik, 2020

Kim Kardashian ka reaguar për herë të parë pas disa deklarateve të çuditshme të bashkëshortit të saj, Kanye West në twitter. Kardashian, e cila nuk ka folur kurrë publikisht për çrregullimin bipolar të Kanye, bëri një reagim të gjatë në Instagram.

“Siç shumë prej jush e dinë, Kanye ka çrregullimin bipolar. Çdokush që ka një çrregullim të tillë ose ka një person të afërt bipolar e kupton sa i komplikuar është për t’u kuptuar. Nuk kam folur kurrë publikisht për mënyrën sesi ka ndikuar te ne në shtëpi sepse jam shumë e kujdesshme ndaj fëmijëve dhe të drejtës së Kanye-s për privatësi kur vjen puna te shëndeti i tij. Por sot, ndiej se duhet të flas për shkak të stigmës dhe keqinformimit për shëndetin mendor.”, shkruan Kim.

Më tej, ajo thotë se njerëzit shpesh janë të pandërgjegjësuar mbi situata të tilla, ndërsa shton se ajo që është e rëndësishme është se vetë Kanye duhet të përpiqet për të trajtuar këtë gjendje, pasi siç thotë ajo, është shumë e vështirë pavarësisht kontributit të familjes. Kim tha se fjalët e reperit mund “të shkaktojnë reagime të forta” për shkak të statusit të tij si personazh publik, por përballja me një sërë situatash të vështira, mund t’i kenë vështirësuar atij gjendjen mendore. Ndër të tjera, ajo e përshkruan partnerin si një person “të shkëlqyer por të komplikuar”.

E kuptoj që Kanye është subjekt i kritikave sepse ai është një personazh publik dhe se veprimet ndonjëherë mund të shkaktojnë mendime dhe emocione të forta. Ai është një person i shkëlqyer, por i ndërlikuar që në krye të presioneve të të qenit artist dhe një njeri i zi, i cili përjetoi humbjen e nënës së tij, dhe duhet të merret me presionin dhe izolimin që theksohet nga çrregullimi i tij bipolar. Ata që janë afër me Kanye e dinë zemrën e tij dhe i kuptojnë fjalët e tij që disa herë nuk përputhen me qëllimet e tij.”, ka përfunduar ylli televiziv.

Kjo deklaratë e saj vjen pak orë pasi Kanye publikoi një seri postimesh në Twitter, ku deklaroi se ishte përpjekur të divorcohej nga Kardashian, ndërsa hodhi dhe një sërë akuzash ndaj vjehrrës së tij. “Të jetosh me çrregullim bipolar nuk ul ose zhvlerëson ëndrrat dhe idetë e tij krijuese, pa marrë parasysh sa të mëdha apo të paarritshme mund të duken për disa,” shkroi ndër të tjera Kim.  /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!