Kim Kardashian dhe Kylie Jenner janë padyshim ndër personazhet më të komentuar me famë botërore. Yjet e “Keeping Up With The Kardashians” marrin gjithmonë vëmendje me paraqitjet e saj, ndërsa janë kritikuar shpesh dhe për ndërhyrjet kirurgjikale.
Ndërkohë, së fundmi Kim është bërë nostalgjike dhe ka ndarë një fototgrafi të shumë viteve përpara ku shfaqet krah Kylie-t, Khloes dhe Kendall. Kjo foto duket se nuk i ka pëlqyer miliarderes Kylie Jenner, e cila ka komentuar në postimin e së motrës duke shkruar: ” Fshije menjëherë.”
Motrat Kardashian-Jenner kanë ndryshuar në mënyrë drastike nga viti që debutuan së bashku me anëtaret e tjera të familjes me “Keeping Up With the Kardashians” në tetor 2007. Kylie ka arritur të bëhet mjaft e suksesshme falë markës së saj mjaft fitimprurëse, Kylie Cosmetics.
Që prej krijimit në vitin 2015, kompania është zgjeruar në produkte të shumta kozmetike. Ylli televiziv u emërua nga Forbes në 2018-ën si miliarderja më e re në moshë, por një vit më pas revista e akuzoi atë për mashtrim. Kim, nga ana tjetër zotëron “perandorinë” e saj “KKW Beauty” dhe linjën e veshjeve “SKIMS”. xh.d/abcnews.al