Kim nga qendra e numërimit: Bota me sytë nga Shqipëria, palët të mos shpallin ende fitoren

schedule14:42 - 26 Prill, 2021

schedule 14:42 - 26 Prill, 2021

Ambasadorja amerikane Yuri Kim, ai spanjoll dhe ajo suedeze Elsa Hastad ndodheshin pasditen e së hënës në KZAZ-në numër 39 në kryeqytet për të vëzhguar më nga afër procesin e numërimit.

Gjatë fjalës së saj para mediave, diplomatja amerikane theksoi edhe një herë që qytetarët e bënë detyrën e tyre dhe se tani është radha e kandidatëve dhe liderëve politikë që të presin në qetësi rezultatet.

Po ashtu, Kim shtoi se disa në emocionet e momentit e kanë shpallur fitoren, por shtoi se kjo nuk duhet të ndodhë deri në përfundimin e plotë të procesit.

Nga ana tjetër ambasadori spanjoll dhe ajo suedeze u shprehen se donin të vinin personalisht që të shihnin situatën në këtë qendër numërimi.

“Jemi këtu, Suedi dhe BE sepse procesi i votimit është gur themeli i rëndësishëm i demokracinë. Jemi këtu për tju mbështetur në këtë punë të rëndësishme. Prandaj jemi të lumtur që jemi këtu. Po i ndjekim zhvillmet nga shumë afër,” tha ambasadorja Elsa Hastad.

Ambasadorja Yuri Kim vuri edhe një herë theksin se e gjithë bota i ka sytë nga Shqipëria, duke pritur që vendi t’ia dalë këtij procesi me sukses.

“Duam të sigurohemi që në fund demokracia të fitojë. Folëm për atë që po ndodh këtu, për disa mosmarrëveshje normale që ndodhin ndonjëherë, edhe në SHBA ndodhin. Më e rëndësishmja është që ka një proces racional dhe transparent për zgjidhjen e këtyre çështjeve. E gjithë bota po e shesh Shqipërinë tashmë, miqtë tuaj në veri si Suedia. Miq nga perëndimi, Spanja, dhe SHBA. Duke pritur që t’ia dilni mbanë e të keni sukses. Është një gjë shumë e mirë që shohim numëruesit duke punuar fort. Siç thashë, votuesit e kanë bërë punën e tyre, autoritetet këtu po e bëjnë punën e tyre. Tani është detyra e kandidatëve dhe lidërëve politikë që të rrinë të qetë dhe të duruar, e të presin rezultatin. E di që disa e kanë shpallur fitoren, por të gjithë e dimë që nuk kemi mbërritur ende aty. Të qëndrojmë të qetë, të presim,e të shohim çfarë do të ndodhë.” sb/abcnews.al/

https://youtu.be/7r81A8RUiC8

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!