Ambasadorja amerikane Yuri Kim, si në rastin e Kishës Katolike, ka veçuar edhe një pjesë të mesazhit të dhënë nga Komuniteti Mysliman Shqiptar në lidhje me zgjedhjet e 25 prillit. Në një postim në Twitter, diolomatja amerikane ka veçuar nga deklarata pjesën ku flitet për shit-blerjen e votës, që sipas KMSH veç të tjerave është përçmim për dinjitetin njerëzor.
“Ruani dinjitetin njerëzor pasi është amanet nga Zoti. VOTA nuk duhet të shitet, as të blihet,” vijon pjesa e mbetur e citimit nga deklarata e KMSH.
POSTIMI
Nga Qëndrimi i Komunitetit Mysliman: “Ju kujtojmë gjithë qytetarëve ?? se, shitja apo blerja e votës, veç të tjerave, është edhe përçmim për dinjitetin njerëzor, ruani dinjitetin njerëzor pasi është amanet nga Zoti. VOTA nuk duhet të shitet, as të blihet!” https://t.co/j0Tmb3zfmN
— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) April 15, 2021
Në reagimin e bërë me herët gjatë mbrëmjes së të enjtes, Komuniteti Mysliman Shqiptar theksoi se qëndrimi i tyre për përkatësitë politike është neutral dhe ajo që ka rëndësi është procesi i zgjedhjeve të 25 prillit.
Lexo edhe: Thirrja e Kishës Katolike, BE si SHBA: Kur të votoni më 25 prill keni parasysh këtë gjë
KMSH theksoi se dëshirojnë që fushata elektorale të kalojë e qetë dhe korrekte, ndërsa kujtojnë qytetarët se shitja apo blerja e votës, veç të tjerave, është edhe përçmim për dinjitetin njerëzor, ruani dinjitetin njerëzor pasi është amanet nga Zoti.